U ndërtuan një kilometër kanalizim në Ngucat të Malishevës

Janë ndërtuar rreth një kilometër kanalizim për disa lagje të fshatit Ngucat të komunës së Malishevës. Punimet në ndërtimin e kanalizimit i kanë parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës,  Vesel Krasniqi dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, të cilët janë takuar edhe me banorët e këtyre lagjeve. Nënkryetari Krasniqi, ka thënë se “jemi të përkushtuar që të gjitha projektet e planifikuara ti realizojmë, e në veçanti ato të infrastrukturës, përfshi edhe kanalizimet”. Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina ka bërë të ditur se në këtë fshat, në këtë projekt janë ndërtuar 1000 metra rrjet i kanalizimit dhe  është financuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet mbledhja e KKSB, e treta për këtë vit

Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme …