U nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për Programin Nacional për nxënës dhe studentë

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, kanë nënshkruar  Marrëveshjen e Bashkëpunimit për implementimin e Programit Nacional për Rininë për të gjithë nxënësit dhe studentët e kësaj Komune. Pasi u fol për qëllimin e mirë të këtij Programi ku u tha se është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë, kryetari Muharremaj, është shprehur i gatshëm që të përkrahë këtë program dhe jo vetëm këtë, port ë gjitha programet dhe projektet që kanë të bëjnë me rininë, kulturën dhe arsimin do ti përkrahim pa rezervë, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti përcjell nga afër situatën në terren pas reshjeve të dendura

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po përcjell nga afër situatën në terren pas …