Kadri Veseli

Kryekuvendari, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ç rast do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan, Qeverisë dhe Kongresit. Në këto takime në Uashington dhe në Nju jork, do të diskutohet për bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy vendeve dhe popujve, si dhe për vazhdimin e mbështetjes së SHBA-së për Kosovën në të gjitha fushat. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli  do të ketë takime me përfaqësues politikë dhe drejtues ushtarakë, në të cilat do të flitet për forcimin e bashkëpunimit në sferën ushtarake, në rrethanat e reja kur pritet transformimi i FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …