U përkujtua dëshmori i parë i Malishevës Imer Krasniqi

Më 16 qershor, 19 vite më parë, heroikisht ka rënë dëshmori Imer Krasniqi, i cili edhe ishte dëshmori i parë nga Komuna e Malishevës, i rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për këtë qëllim, në vendlindjen e dëshmorit, është shënuar dita e shkollës, e cila mban emrin e dëshmorit dhe janë bërë nderime te busti i tij.

Nderime te busti i dëshmorit Imer Krasniqi, në oborrin e shkollës, kanë bërë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, zyrtar tjerë komunal, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë dhe qytetarë të shumtë.

Imer Krasniqi, është dëshmori i parë nga Komuna e Malishevës, i rënë më 16 qershor 1998, ndërsa Mentor Gashi ishte dëshmori i fundit i rënë në ditën e çlirimit të Malishevës, më 16 qershor 1999 dhe për këtë shkak, Komuna e Malishevës, krahas shënimit të ditës së çlirimit më 16 qershor, shënon edhe ditën e dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …