U përkujtua me nderim të thellë dëshmori i kombit, pjesëtari i njësitit special “Tigrat e Zi”, Fehmi Rama

Komuna e Skenderajt ka përkujtuar me nderim të thellë dëshmorin e kombit, pjesëtarin e njësitit special “Tigrat e Zi”, luftararin sypatrembur Fehmi Rama nga Likofci.

Fehmiu ishte ndër ata burra që në momentet më të vështira të historisë sonë zgjodhi rrugën e sakrificës për lirinë e atdheut. Me guxim, vendosmëri dhe shpirt luftëtari, Fehmiu u rreshtua në vijën e parë të frontit, duke dhënë gjithçka nga vetja për një Kosovë të lirë.

Rënia e tij është plagë e pashëruar për familjen dhe kombin, por njëkohësisht është dritë që ndriçon rrugën tonë drejt kujtesës dhe përgjegjësisë për të mos harruar kurrë çmimin e madh të lirisë.

Lavdi e përjetshme dëshmorit Fehmi Rama dhe të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …