U përkujtuan të rënët e Krushes së Madhe

Të Shtunën u përkujtuan dhe u nderuan te rënët e Krushes se Madhe, te datës se 26 Marsit te Vitit 1999!

Kjo ishte një ndër masakrat më të tmerrshme, te cilën e kryen forcat kriminale serbe, ne te cilën u vranë dhe u dogjën qindra qytetar te Krushes se Madhe, si dhe mysafir që kishin shkuar për tu strehuar ne këtë fshat.

Ne këtë masakër, ne mënyrën ma mizore, u vranë fëmijë, gra e pleq, si dhe u dogj i tërë fshati.

Pastaj kriminelet, pasi ishin ngopur me vrasje, qytetaret e mbetur i kishin plaçkitur dhe kishin urdhëruar te iknin për ne Shqipëri!

Por, pas çlirimit te Kosovës, qytetaret e Krushes se Madhe, u kthyen ne trojet e veta, e vazhduan jetën, e ndërtuan fshatin dhe u bene shembulli më markant i punës, i vlerësimit dhe avancimit te vlerave njerëzore, si dhe zhvillimit dhe avancimit te Shtetësisë se Kosovës!

Lavdi e përjetshme te Rënëve te Krushes se Madhe për Lirinë e Kosovës!

Lavdi Dëshmorëve te Kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …