Brickos

U përkujtuan të vrarët në masakrën e Gollubovcit në Malishevë

Sot është përkujtuar masakra e Gollubovcit, ku 24 vite më parë forcat serbe kanë vrarë në mënyrën më mizore 30 civil shqiptar, kryesisht të fshatrave Plloqicë dhe Gollubovc, të Komunës së Malishevës. Në përkujtim të masakrës, është mbajtur një mbledhje përkujtimore dhe më pas janë bërë homazhe në varrezat e të vrarëve, si  dhe në vendin e rënies. Aktivitetet në përkujtim të kësaj masakra janë zhvilluar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Në mbledhjen përkujtimore, Kryetari i Komunës së Malishevës, në fjalën e tij, mes tjerash, ka kërkuar që të zbulohen dhe të dënohen vrasësit dhe urdhërdhënësit, pasi edhe sot pas 24 viteve, nuk është dënuar askush për këto vrasje. Kryetari Kastrati, duke folur për masakrën e Gollubovcit, tha se “okupatori serb, ka bërë një gjenocid të paparë dhe ky gjenocid, e këto masakra ishin hakmarrje në popullin shqiptar, pasi nuk arrinin të ndalnin luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e as mbështetjen e luftës nga ana e popullatës”. “Humbjen dhe dhimbjen e madhe të kësaj masakre e kemi bashkë. Ju familjarë të dashur që sot jeni prezent, por edhe gjeneratat tuaja të lirisë, të jeni krenarë, sepse gjaku i tyre dhe i dëshmorëve tjerë, është burimi i Kosovës së lirë, që sot ne e gëzojmë bashkë”, ka thënë mes tjerash, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalimin e tij, në mbledhjen përkujtimore kushtuar masakrës së Gollubovcit. Edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, në fjalën e tij, tha se “ky krim në Gollubovc dhe krimet tjera, ishin pjesë e gjenocid serb, mbi popullatën civile, por se këto vrasje, që kishin për qëllim kishin frikësimin e popullatës, por që asnjëherë nuk arritën ta ndalin mbështetjen e popullit për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj ne sot, me krenari e kujtojmë sakrificën e popullit të Kosovës dhe duke kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme, ne ndërtojmë të ardhmen”, tha mes tjera kryesuesi Thaçi. Në emër të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, foli kryetari Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Sinan Gegaj, i cili tha se “kjo masakër, ka ndodhur, pikërisht në kohën armëpushimit në luftë, por që edhe në këtë rast, pushtuesit serb, tregoi dhe shprehi fashizmin e tyre”. Ndërsa në emër të familjeve, ka folur Liridona Maloku, e cila pasi e falënderoi kryetarin Kastrati, për organizmin e këtyre aktiviteteve përkujtimore, foli edhe për ngjarjen e ndodhur 24 vite më parë, ku u vranë mizorisht, 30 civil shqiptar në Gollubovc. Ndërsa gazetari Enver Maloku, masakrën në Gollubovc, e ka quajtur barbari dhe gjenocid, këtë masakër, ndërsa duke e përshkruar ngjarjen, tha se “ishte një tmerr i paparë, ndërsa këta 30 civil, të të gjitha moshave, ishin vrarë vetëm pse ishin shqiptar”. Më pas, janë bërë homazhe në varrezat, ku janë të varrosur të gjithë të vrarët e kësaj masakre, në Plloqicë. Në homazhe ishte i pranishëm edhe kryetari i NISMA Socialdemokrate, z.Fatmir Limaj.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

U asfaltua rruga në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc

Në komunën e Ferizajt u asfaltuan  mbi 1 kilometër rrugë në lagjen Veli-Miftari në fshatin …