U përurua libri “Adem Demaçi-Ura mbi të cilën kalon liria e Kosovës”

U përurua libri “Adem Demaçi-Ura mbi të cilën kalon liria e Kosovës”

Simboli i rezistencës shqiptare Adem Demaçi, është model i veprimtarit dhe intelektualit atdhetar por njëkohësisht ishte edhe arkitekt ndërtues urash në mes atdheut dhe bashkatdhetarëve që jetonin në shumë vende të botës. Kështu u tha në përurimin e librit me titull “Adem Demaçi-Ura mbi të cilën kalon liria e Kosovës”, organizuar nga Fondi “Nderi i Kombit- Adem Demaçi” dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë. Afërditë Dervishi, mbesa e Demaçit, tha se “Adem Demaçi është vetë liria, liria të cilën shqiptarët e kanë kërkuar me shekuj, kurse, si komb këta dy vitet e fundit, ai është bërë rrugë e lirisë”. Ajo shtoi se sot i ka bashkuar ideali i bashkimit Kombëtar i Adem Demaçit.Veprimtarinë e Adem Demacit e kanë vlerësuar lartë edhe Selatin Novosella dhe Hydajet Hyseni. Ky i fundit tha se Demaçi ishte ndërtues urash në mes atdheut dhe bashkatdhetarëve që jetonin në shumë vende të botës. Libri përmban rreth 30 kumtesa me një gamë të larmishme shkencore e dokumentuese, madje një sërë prej tyre edhe të pa njohura deri më tani.

 

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje Presidencë–Qeveri për një gur nga “Trepça”, bllokohet dhurata e Vjosa Osmani për Donald Trump

Një përplasje institucionale ka shpërthyer mes Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës rreth një dhurate simbolike …