leoni

U  përurua projekti “Ndërtimi dhe rregullimi i shtëpisë së cultures në fshatin Celinë”

U  përurua projekti “Ndërtimi dhe rregullimi i shtëpisë së cultures në fshatin Celinë” në komunën e Rahovecit. Nga një objekt që ka shërbyer ndonjëherë për qëllime të depozitimit të lëndëve djegëse, pothuaj jofunksional dhe krejt i pasigurt, tashmë është shndërruar në një objekt të përshtatshëm për shfrytëzim për aktivitete shoqërore, kulturore, artistike dhe sportive, si dhe për qëllime të tjera në shërbim të fshatit dhe të shkollës. Rindërtimi dhe riorganizimi i objektit, përfshin: riparimin e brendshëm, termoizolimin e brendshëm e të jashtëm, riparimin e çatisë, ndërrimin e dritareve, ndriçimin, sallën prej 425 m2 me kapacitet 170 ulëse dhe punë të tjera, është financuar nga Komuna e Rahovecit dhe kap vlerën: 29,299.00€. Urime dhe e gëzofshi qytetarë të Celinës!

Kontrolloni gjithashtu

Në Drenoc filluan punimet në kuadër të projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpuntorë ka përcjellë nga afër fillimin …