Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, ka folur për bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

Ulutas: KFOR-i është i gatshëm t’i përgjigjet çdo sfide

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Ozkan Ulutas ka deklaruar se KFOR-i po vazhdon përpjekjet për të parandaluar çdo përshkallëzim dhe se është i gatshëm t’i përgjigjet çdo sfide që mund të ndodhë. Ai theksuar se sulmi i 29 majit mbi trupat e KFOR-it dhe sulmi i dhunshëm i 24 shtatorit në Banjskë ishin të paprovokuara dhe të papranueshme dhe ka bërë thirrje që autorët e një dhune të tillë të mbahen përgjegjës. Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, ai ka vlerësuar se në përgjithësi, situata në terren është e qetë, por mbetet e brishtë. “Ne jemi duke ndjekur nga afër çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë, duke përfshirë veriun e Kosovës dhe posaçërisht në disa komuna atje, përmes një pranie të dukshme dhe fleksibile, që përfshin patrullime të rregullta dhe angazhim me komunitetet lokale. Pas rritjes së tensioneve vitin e kaluar, NATO-ja ka vendosur qindra trupa shtesë. Ne kemi katërfishuar praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullimeve” ka deklaruar mes tjerash, Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …