Universiteti i Gjakovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Yenilikçi Adimlar Dernegi

Universiteti i Gjakovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Yenilikçi Adimlar Dernegi

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, i përfaqësuar nga rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Yenilikçi Adimlar Dernegi (YADER), marrëveshje që ka për qëllim të sigurojë bashkëpunimin për organizimin e Konferencës Euro-aziatike për Gjuhën dhe Shkencat Sociale, referuar si ECLSS, ku pjesë e ketij organizimi janë,13 shtete të Azisë dhe Evropës. Pos kësaj, Memorandumi i bashkëpunimit mes UGJFA-së dhe YADER-it,  fokusohet edhe në organizimin e konferencave, simpoziumeve, seminareve dhe realizimit të projekteve të përbashkta dhe mobilitetet. Po ashtu, ky bashkëpunim ka për qëllim të rrit kapacitetin institucional, duke ofruar mundësi dhe mbështetje për stafin akademik, si dhe të gjallëron mësimin dhe kërkimin për studentët. Rektori, Nimani dhe kryetari i e shoqatës YADER , Dr. Hasan Karacan, u shprehën të gatshëm të ofrojnë mbështetje edhe për realizimin e projekteve të përbashkëta  në kuader të ERASMUS dhe MEVLANA. ( Adem Lushaj)

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …