Shënohen 19 raste të vdekjeve,konfirmohen 703 raste të reja, shërohen 2.255 pacientë

Rritje të ndjeshme të rasteve me virusin korona janë evidentuar edhe në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se ditëve të fundit ka një rritje të ndjeshme të rasteve të evidentuara me virusin korona. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga 1 mijë e 289 raste të analizuara, 273 kanë rezultuar pozitive, 44 janë shëruar dhe 5 persona kanë humbur jetën për shkak të këtij virusi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju ka bër[ thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet masat e vendosura. Të mbajnë maskën detyrimisht edhe në ambientet jashtë shtëpisë, të respektojnë distancën fizike prej së paku 1.5 metër dhe të kujdesen vazhdimisht për higjienën personale, si të vetmet mjete që kemi në dispozicion për mbrojtur veten dhe të afërmit tanë. Deri më tani, në Shqipëri janë testuar   100 e 6 mijë e 93 qytetar prej të cilëve, 16 mijë e 774 kanë rezultuar pozitiv, 6 mijë e 325 janë shëruar ndërsa jetën e kanë humbur 448 të infektuar. Numri i rasteve aktive për momentin është 6 mijë 325.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …