Uran Ismaili flet për nevojën e debatit publik mes kandidatëve të Prishtinës, që nuk ka ndodhur deri më tani

Uran Ismajli: Kur Vetëvendosje t’i bëjnë 40 vota për rrëzimin e qeverisë bashkë me Vjosa Osmanin, PDK do ta përkrah atë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, ka thënë Lëvizjes Vetëvendosje që t’i bëjnë 40 vota për rrëzimin e qeverisë dhe PDK-ja do të votojë që qeveria të rrëzohet. “Çështja e zgjedhjes nuk varet vetëm nga PDK’-ja. Sepse PDK-ja nuk do të mund ta çonte vendin në zgjedhje pa pasur një qarje në koalicion”, është shprehur Ismaili. Tutje, ai tha se këto vota mund t’i bëjnë bashkë me Vjosa Osmanin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Qarkorja e Ministrisë së Financave është në kundërshtim me ligjin

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka drejtuar kritika në drejtim …