Klinaku: Nga 2 gushti Specialja nuk ka më mandat në Kosovë, do të gjejmë mënyra për ta dërguar këtë çështje në Kushtetuese

Klinaku: Nga 2 gushti Specialja nuk ka më mandat, do të gjejmë mënyra për ta dërguar këtë çështje në Kushtetuese

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së thotë se Kosova ka mundur t’i shkurtojë mandatin Speciales por jo edhe t’ia zgjasë atë. “Nga 2 gushti Gjykata Speciale nuk ka më mandat në Kosovë”, tha ai. “Kushtetutën e Kosovës e interpreton vetëm Gjykata Kushtetuese. Ne do të gjejmë mënyrë si do ta dërgojmë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese pasi Gjykata Speciale nuk ka afat”. Klinaku thotë se kundër Raportit të Dick Marty-t i kanë dërguar në Këshill të Evropës mbi 200 mijë nënshkrime. “Kemi bërë edhe protesta dhe po ashtu kemi pasur kontakte me deputetë duke iu kujtuar se kjo Gjykatë nuk bën të miratohet. Tjetër ne nuk kemi çfarë të bëjmë pasi ajo është miratuar në Kuvend”, ka theksuar ndër të tjera Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …