leoni

Urim nga Kryetari Haliti dhe DKA-Viti, me rastin e ditës së Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës “ në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe DKA në Viti, urojnë stafin arsimor, atë drejtues, si dhe nxënësit e gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti, me rastin e ditës së shkollës, saktësisht 49 vjetorin e hapjes së kësaj vatre të diturisë. “Me krenari ta mbani emrin e shkollës Kuvendi i Lezhës, kur sot mbushen plot 577 vite nga kur me 2 mars u mbajt Kuvendi i Lezhës me pjesëmarrjen e gjithë princave të asaj kohe me në krye Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Kuvendi i Lezhës apo Besëlidhja e Lezhës llogaritet si pika kyçe e ekzistencës sonë si komb, andaj kjo shkollë me krenari mbanë emrin nga ku kanë dalë dhe dalin emra të shquar dhe kontribues në shoqërinë tonë. Këtë ditë festë nuk duhet ta zbehë as pandemia, dhe ne ju falënderojmë që të gjithëve pa dallim për kontributin dhe sfidat që po përballeni në këto kohë të vështira për të gjithë, por do ta keni mbështetjen tonë pa rezervë! Sukseset mos ju mungofshin asnjëherë. Urime” u shpreh Kryetari Haliti dhe Drejtori i DKA-së në Viti, Basri Aliu në urimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Shkolla “Bajram Curri” në Krushë të Madhe furnizohet me pajisje laboratorike

Drejtoria për Arsim në komunën e Rahovecit, ka filluar furnizimin e shkollave të komunës së …