Brickos

Urimet e krerëve të institucioneve dhe kryetarëve të partive për festën e Bajramit të Madh

Urimet e krerëve të institucioneve dhe kryetarëve të partive për festën e Bajramit të Madh

Në vigjilje të kësaj feste krerët e institucioneve dhe kryetarëve të partive kanë uruar besimtarët islamë:  

Në prag të Festës së Fitër Bajramit, më lejoni që në emër të Aleancës Kosova e Re dhe në emrin tim personal, të Ju shpreh urimet më të sinqerta të gjithë qytetarëve të besimit Islam, duke Ju dëshiruar begati dhe lumturi. Le të jetë kjo festë e madhe një rast për të gjithë ne, që t’i  shpalosim akoma më thellë ndjenjat e vullnetit të mirë, respektit të ndërsjelltë dhe të përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona. Në këtë festë të veçantë, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duhet të shtrijmë dorën e solidaritetit e të mirëkuptimit ndaj njëri tjetrit, duke uruar që festat si kjo të na mbajnë edhe më afër vlerave dhe mirëqenies së përgjithshme, e cila përcillet me dashuri, respekt, solidaritet e vullnet të mirë.

FJALA uron festën e Fitër Bajramit

Kemi kënaqësinë që besimtarëve islamë të ju urojmë festën e Fitër Bajramit, festë kjo që na bashkon, gëzon dhe tregon se në përfunduam me sukses Muajin e Bekuar të Ramazanit dhe arritëm të i përgjigjemi obligimit madhor të ZOTIT të Madhëruar duke agjëruar dhe duke dëshmuar dëgjueshmërinë dhe respektin për obligimet tona fetare. Lutemi që ZOTI i Lartëmadhëruar të ju shpërblej dhe të ju bekoj për gjitha obligimet dhe adhurimet e kryera gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit.Në këto ditë feste të Fitër Bajramit, nuk duhet të i harojmë jetimët, të varfërit, invalidët si dhe mbarë familjet e atyre që flijuan vetën për mirëqenien tonë shpirtërore dhe fizike që në këtë festë të ndihemi krenar për gjakun e derdhur të më të dashurve të tyre, që solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Mos të gëzohemi vetëm për vete, por të i gëzojmë edhe ata, të ju ndihmojmë dhe të jemi pranë tyre në çdo aspekt. Lutemi dhe urojmë që në vendin tonë të sundoj drejtësia, paqja, toleranca, bashkëjetesa, respekti dhe solidariteti me të gjithë qytetarët.Urime, shëndet dhe suksese. ZOTI i Lartëmadhëruar ju bekoftë.

Urimi i kryetarit të komunës së Prizrenit për Fitër Bajram

Pas ditëve të agjërimit, adhurimit, sakrificës e mirësisë, Fitër Bajrami është dita kur për të gjithë besimtarët vije lehtësimi. Veçoritë e muajit të Ramazanit le të jenë shtysë për t’u angazhuar edhe më shumë  për shoqërinë e vendin tonë, le të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe të mbarë njerëzimit. T’u japim mburojë atyre që ndihen të kërcënuar. T’u ndihmojmë atyre që kanë nevojë dhe të angazhohemi përditë për një shoqëri të drejtë dhe solidare. Në emrin tim personal, të bashkëpunëtorëve të mi dhe në emër të  Komunës, ju uroj Festën e Fitër Bajramit. Paçi gjithmonë shëndet, mirëkuptim dhe begati në familjet tuaja!

Me respekt, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka uruar festën e Fitër Bajramit

“Besimtarëve myslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën, ju përcjell urimet e mia të përzemërta për shënimin e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festën e Fitër Bajramit. Urime festa e Fitër Bajramit!”, ka shkruar O’Connell në profilin e vet “Facebook”.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …