Urimi i kryetarit Haliti me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit për gjithë besimtarët mysliman, ai ndër të tjera ka thënë: Në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, dua të ju urojë këtë muaj të bekuar. Ky muaj llogaritet si muaji më i rëndësishëm dhe me vlerë të lartë për komunitetin Islam,  pasi që konsiderohet si muaj i sakrificës, përkushtimit dhe përafrimit të njerëzimit me krijuesin, por edhe tolerancës ndërfetare e cila tek populli ynë është kultivuar me shekuj në veçanti edhe në Vitinë tonë.

Gjithashtu të gjithë besimtarëve që agjërojnë këtë muaj ju uroj agjërim të lehtë  dhe të pranuar.

Lë të jetë ky muaj, muaji i tolerancës, bashkëpunimit dhe punëve të mira për të gjithë ne.

Gëzuar muajin e shenjtë të Ramazanit!

Sinqerisht

Sokol Haliti

Kryetar i komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …