Brickos

Trupat amerikane

Ushtria amerikane planifikon zbarkimin me 20 mijë trupa në Evropë, zbarkimin më të madh në 25 vitet e fundit

Ushtria amerikane po planifikon “zbarkimin” më të madh të trupave në Evropë, në 25 vitet e fundit, me 20,000 trupa të paracaktuar për të marrë pjesë në një stërvitje masive në një kohë të marrëdhënieve gjithnjë e më të ashpra e më të acaruara  me Rusinë.  Gjenerali Kristopher Cavoli, komandant i forcave tokësore amerikane në Evropë, tha se 20,000 trupa do të vendosen vitin e ardhshëm në Evropë, ku ata do të bashkohen me rreth 9,000 ushtarë të tjerë amerikanë të vendosur tashmë atje, shkruan AFP. Rreth 37,000 trupa do të marrin pjesë në stërvitje në 10 vendet evropiane nga maji deri në qershor, u ka thënë ai gazetarëve në Pentagon. Forcat me bazë në Shtetet e Bashkuara do të fillojnë të lëvizin në muajin shkurt, duke lëvizur  me 13,000 pajisje, duke përfshirë tanke, artileri dhe automjete transporti. Ushtrimi shënon një pikë kthese strategjike pas viteve të ndërprerjeve të stërvitjeve ushtarake amerikane në Evropën pas Luftës së Ftohtë, për shkak të  aneksimit të  Krimesë nga Rusia në vitin 2014, kur  ndryshoi gjithçka në strategjinë e të dyja vendeve, Shteteve të Bashkuara  të Amerikës dhe Federatës Ruse.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …