Policia e Kosovës paralajmëron masa ndaj zjarrvënësve të qëllimshëm se do do të përballen me drejtësinë

Valbon Krasniqi: Sa i përket menaxhimit klinik të rasteve me Covid-19 gjendja është nën kontroll të plotë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHKUSK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se më 8 shkurt të këtij viti ka QKUK ka ardhur rasti i parë i dyshuar me koronavirus, por që ka rezultuar negativ. Krasniqi ka thënë se gjendja me Covid-19 në Kosovë është nën kontroll të plotë sa i përket menaxhimit klinik të rasteve. Ai tha se java e fundit e nëntorit ka qenë më e ngarkuara. “Gjatë kësaj kohe i kishim 1100 pacentë të shtrirë nëpër spitale”, ka thënë tutje ai Sipas Krasniqit, sistemi shëndetësor dhe stafi mjekësorë gjatë kësaj kohe ia ka dalë jashtëzakonisht mirë duke pas parasysh sistemin tonë, infrastrukturën, numrin e shtretërve dhe pajisjeve. “Duhet të bëhen investime afatgjata që ta kemi një sistem të qëndrueshëm, pasi që profesionistët shëndetësorë s’mund të krijohen brenda një viti”, ka thënë Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …