leoni

Valbon Krasniqi: Tani duhet të mendohet për trajtimin e ndërlikimeve te pacientët që e kanë kaluar virusin

Valbon Krasniqi: Përkundër që ka një rënie të lehtë të rasteve me virusin korona, gjendja përsëri mbetet e rënduar

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi thotë në një intervistë për KosovaPress se përkundër që ka një rënie të lehtë të rasteve me COVID-19, gjendja përsëri mbetet e rënduar. Krasniqi thotë se janë duke bërë përgatitjet edhe për valën e dytë të përhapjes së pandemisë e cila po pritet të ndodh gjatë vjeshtës dhe dimrit. Lidhur me parashikimet që gjatë vjeshtës dhe dimrit të ketë numër më të madh të pacientëve të prekur me koronavirus apo e njohur si vala e dytë, Krasniqi ka thënë se janë duke bërë përgatitjet e nevojshme. Ai thotë se krahas kapaciteteve humane po synojnë që të sigurojnë furnizim të qëndrueshëm me oksigjen pasi gjatë kësaj kohe kanë pasur telashe në këtë aspekt. Krasniqi ka thënë se meqenëse ka një rënie të lehtë të shifrave të personave të prekur me koronavirus janë duke planifikuar rikthimin e shumicës së shërbimeve spitalore që janë ndërprerë si pasojë e përhapjes së pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …