Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka thotë se dorëheqja e kryetarëve në veri është mënyra e vetme për mbajtjen e zgjedhjeve

Valdete Daka: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të qeverisë së re

Ish-gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka, ka vlerësuar se Kosova duhet të fokusohet fillimisht në zgjedhjen e presidentit të ri, para se të procedohet me formimin e qeverisë. Sipas saj, situata aktuale institucionale, ku një pjesë e institucioneve udhëhiqen nga ushtrues detyre, kërkon zgjidhje të shpejtë për të garantuar funksionimin normal të shtetit. Daka argumentoi se zgjedhja e presidentit do t’i siguronte vendit stabilitet institucional edhe në rast se procesi për formimin e qeverisë do të përballej me vështirësi ose nëse vendi do të shkonte sërish në zgjedhje. Ajo paralajmëroi se formimi i qeverisë para zgjedhjes së presidentit mund të sjellë vonesa dhe kushtëzime politike që do ta komplikonin më tej situatën.

Kontrolloni gjithashtu

Jeton Zulfaj: Kosova mund të humbasë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

Kosova pritet të humbasë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian …