Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka mbajtur konferencë për medie lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve

Valmir Elezi: Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri tani janë rinumëruar 44 nga 494 vendvotimet

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të 494 vendvotimeve. Deri tani, janë rinumëruar 44 vendvotime nga 494. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se deri tani janë rinumëruar 44 vendvotime nga 494. “Deri të hënën në mesnatë janë rinumëruar 44 vendvotime nga 494. Rinumërimi që ka filluar të hënën pasdite është duke vazhduar”, ka thënë ai. Ndryshe sot në orën 15:00, në Qendrën e Numrimit dhe Rezultateve do të mbahet konferencë për t’u informuar lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …