Valon Murati

Valon Murati: Zhurmat e fundit për korrigjim kufijsh bëjnë të frikësohemi se Kosovës po i përgatitet skenari më i keq

Në konferencën për medie të mbajtur sot, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ndër të tjera tha se zhurmat e fundit për korrigjim kufijsh na bëjnë të frikësohemi se Kosovës po i përgatitet skenari më i keq i mundshëm, ai i instalimit të asociacionit të komunave serbe, i cili në rrethanat e një dialogu ku po flitet për marrëveshje përfundimtare, mund të përfundojë me kompetenca ekzekutive dhe me autonomi politiko-territoriale. Duke rikujtuar se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të futen në një fazë kritike nga muaji shtator i këtij viti, ai tha se fatkeqësisht, opinioni publik dhe partitë politike janë më të përçara se kurdoherë rreth kësaj teme dhe se Kosovës i mungon platforma politike për këto bisedime e, rrjedhimisht, edhe konsensusi politik për to.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …