Vazhdojnë dekoratat për personalitetet e Ferizajt ne 150 vjetorit të themelimit të tijë

Në vitlindjen e 150-të të Ferizajt, kujtojmë e nderojmë brezat pararendës, që ngritën themelet e zhvilluan qytetin, duke qenë edhe në krye të drejtimit të tij, me vlerat intelektuale e atdhetare, siç personifikohen në emrin e bashkëqytetarit tonë, të cilit i ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT” pas vdekjes për ISMAJL GORANI, për kontribut të veçantë në ngritjen e fuqizimin e Ferizajt dhe përurimin e vlerave më të larta atdhetare, intelektuale.

May be an image of 2 people and text

Themelet e historisë së Ferizajt, në rendin e të parëve e të hershmëve kontributdhënës për ngritjen e fuqizimin e qytetit, njeh personalitete e familje, si personalitetet që mishërojnë autoritetin e lartë moral e shoqëror, veprimtarinë atdhetare e shenjën identifikuese me emrin e tij në shkencë e ku kryetari Aliu nderoi me dekoratën “NDERI I QYTETIT” pas vdekjes AHMET PLLANA 🏅 dhe PROF. DR. SHEFQET PLLANA, për kontribut e angazhim historik në përurimin e vlerave të atdhedashurisë, liridashjes e humanizmit si dhe për kontribut e arritje të veçanta në veprimtari atdhetare, shkencore, arsimore dhe edukative.

May be an image of 2 people and text

Feniksi i shpresës për nevojtarët, me 280 strehë që krijoi puna e tij për nevojtarët, veprimtar i orëve të para për lirinë e Kosovës, i burgosur e luftëtar i lirisë bashkë me gjithë familjen e tij, është ky personaliteti që mishëron shprehjen një njeri si një thesar e ku në 150 vjetorin e themelimit të Ferizajt, kryetari Aliu nderoi me dekoratën “NDERI I QYTETIT” edhe MILAIM JASHARI, për kontribut e angazhim në përurimin e vlerave të atdhedashurisë, liridashjes e humanizmit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …