Vazhdojnë punimet në objektin e ri të SHFMU “Heronjtë e Kosovës” në Hoçë të Vogël-Brestoc

Vazhdojnë punimet në objektin e ri në ndërtim të Shkollës Fillore të Mesme te Ulët “Heronjtë e Kosovës” në Hoçë të Vogël-Brestoc të komunës së Rahovecit. Pas përfundimit të fasadës së jashtme, punët po vazhdojnë në instalimin e fazës së dytë të ngrohjes qendrore, instalimeve të ujit dhe fasadimit të mureve të brendshme. Ndërkohë, ka përfunduar rregullimi i tualeteve dhe nyjeve sanitare dhe do të vazhdojë instalimi i elementeve përcjellëse të tyre. Do të vazhdohet më tej me shtrimin e dyshemeve të korridoreve dhe klasave.

Objekti i ri i kësaj shkolle është projekt i financuar nga komuna e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …