leoni

Vazhdon bashkëpunimi në mes të Komunës së Skenderajt dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Fatbardhë Haliti, kanë pritur të hënën në një vizitë Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ku janë diskutuar tema të ndryshme që lidhen me funksionimin e organeve të pushtetit lokal. Është diskutuar gjithashtu edhe për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit mes Komunës së Skenderajt dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK). Kryetari Jashari e ka falënderuar Ibrahimin për mbështetje që ky asociacion i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Komunës së Skenderajt, në funksion të krijimit të një qeverisje lokale efikase, të qëndrueshme dhe demokratike, nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta, që të arrihet performancë e kualitet më të larta në shërbim të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …