Vazhdon dezinfektimi i hapësirave dhe objekteve publike në Viti

Në kuadër të masave për ndalimin e përhapjes së mëtutjeshme të gripit pandemik, në Komunën e Vitisë, ka vazhduar dezinfektimi i objekteve dhe hapësirave publike. Sot janë trajtuar parku i qytetit, trotuaret, Stacionin e Policisë në Viti, objektin e Brigadës së Zjarrfikësve dhe objektin e Emergjencës. Kurse në ditët në vijim, do të dezinfektohen edhe hapësira dhe objekte tjera. Kryetari Sokol Haliti, i cili kryeson edhe Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim ka thënë se institucionet komunale bashkë me mekanizmat tjerë po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur gjendjen nën kontroll, në mënyrë që qytetarët vitias të mos rrezikohen nga ky grip.

Kontrolloni gjithashtu

Edhe 6 gjoba të reja për hedhjen e mbeturinave në vende të paautorizuara dhe mosrespektimin e orarit

Inspektorati Komunal i Ferizajt po punon me përkushtim të shtuar për identifikimin dhe ndëshkimin e …