Vazhdon puna në plotësim-ndryshimin e statutit të ri të komunës së Malishevës

Komisioni për Ndryshimin dhe Plotësimin e Statutit të Komunës së Malishevës, edhe sot e ka vazhduar punën e tij dhe brenda pak kohe pritet që draft i ri i statutit të komunës të dalë në diskutim publik, e më pas të miratohet në kuvend dhe Malisheva të ketë statutin e ri. Ky komision, është i formuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës dhe janë duke u angazhuar maksimalisht që të hartohet drafti i ri i statutit të komunës, si akti më i lartë juridik që miratohet nga Kuvendi i Komunës dhe i cili rregullon organizimin e brendshëm të Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …