leoni

Vazhdon renovimi i objektit të shkollës në fshatin Morinë të Skenderajt

Komuna e Skenderajt po vazhdon me ritëm të përshpejtuar renovimin e objektit të paraleles së ndarë të shkollës fillore “Drenica” në Morinë.

Më qëllim të realizimit sa më të mirë të punimeve në këtë projekt, Nënkryetarit i Skenderajt Fadil Nura ka kërkuar nga kompania punëkryese, realizim cilësor të punimeve dhe dinamikë të nevojshme të tyre.

Renovimi i këtij objektit po bëhet me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës në procesin mësimor dhe në përgjigje të kërkesave të banorëve të Morinës dhe mësimdhënësve të këtushëm për renovimin e këtij objekti.

Objekti i shkollës në Morinë, është ndërtuar vite më parë me financim vullnetarë të banorëve të këtij fshati. Kjo shkollë punën e vet edukativo-arsimore e realizon si paralele e ndarë e shkollës fillore “Drenica” në Polac.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për takimin e dytë publik të Kryetarit Latifi

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët e tjera …