Vazhdon seanca e gjykimit kundër katër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë,  po vazhdon seanca e gjykimit kundër  katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Gjatë javës së kaluar është marrë në pyetje dëshmitari 18-të i Zyrës së Prokurorit të kësaj gjykate. Seanca ka vazhduar të jetë e mbyllur për publikun, ashtu sikur pjesa dërrmuese e të gjitha seancave që nga 3  prilli, kur edhe ka filluar gjykimi kundër tyre. Që në fillim të gjithë të pandehurit në  deklaratat e tyre hyrëse, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat me  pretendime se gjoja  kanë kryer krime gjatë luftës së viteve 1998-1999. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, prej nëntorit të vitit 2020  ndodhen në Qendrën e paraburgimit në Hagë, ndërkohë që prej afër  200 dëshmitarëve, kryesisht të mbrojtur, sa ka paraparë të marrë në pyetje Prokuroria, deri janë dëgjuar vetëm 18 prej tyre.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …