Miroslav Lajçak: Nuk do të tolerohet asnjë lloj destabiliteti në fqinjësi dhe se koha për deeskalimin e situatës është tani

Miroslav Lajçak, duke folur për takimin që pritet të mbahet më 14 shkurt, në Bruksel, ka treguar se çfarë bisedoi me Kurtin e Vuçiqin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke folur për  takimin që pritet të  mbahet 14 shkurt, në Bruksel, ka treguar se çfarë ka biseduar bë Forumin e  Bledit me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Ai tha, folëm për përgatitjet për Takimin e radhës të Dialogut të Nivelit të Lartë në shtator, me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës së BE-së të datës 3 qershor. Unë gjithashtu ngrita shqetësimet e mia për situatën në veri të Kosovës. Nga Bledi shkova  në Beograd, ku u takova me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Folëm në detaje për përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut. I kujtova të dy liderët se të gjitha Marrëveshjet e Dialogut mbeten të vlefshme dhe detyruese për të dyja palët dhe duhet të zbatohen plotësisht, pa asnjë kusht apo vonesë. Diskutimet tona do të vazhdojnë dhe ne po përgatitemi për takimin e liderëve në Bruksel, më 14 shtator për një radhë tjetër bisedimesh në nivelin më të lartë, ka thënë Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …