Brickos

Mesto: Kosovska Mitrovica Datum: 28.09.2011 Dogadjaj: DRUŠTVO/VOJSKA/POLITIKA - nemaèki pripadnici KFOR obezbeðuju most u Kosovskoj Mitrovici Licnosti:

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, njoftuan se prej 5 deri më 7 shtator, do të zhvillojnë një stërvitje ushtarake në perëndim të Kosovës

Forcat paqeruajtëse të  KFOR-it, të cilat janë të pranishme  në Kosovë prej qershorit të vitit 1999, kanë  njoftuar se nga data 5 deri më 7 shtator, do të zhvillojë një stërvitje ushtarake në Kosovën perëndimore. Sipas njoftimit për media thuhet se aktiviteti stërvitor do të kryhet nga Komanda Rajonale-Kontingjentet Shumëkombëshe Perëndimore dhe do të fokusohet në procedurat dhe përgatitjen e gatishmërisë operacionale të njësisë. Ushtarët dhe automjetet e KFOR-it gjatë kësaj periudhe do të vendosen në afërsi të Krushevës dhe Manastirit të Deçanit. Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizje si ditën ashtu edhe natën nga toka. Do të ketë gjithashtu autokolona mjetesh ushtarake të përbëra nga pajisje të rënda të inxhinierisë  që do të udhëtojnë në rrugët kryesore dhe dytësore brenda zonës”, thuhet në njoftimin zyrtar të KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …