Vazhdon të bie borë në komunën e Deçanit por të gjitha rrugët janë të kalueshme

Drejtoria për mbrojtje shpëtim dhe shërbime publike në bashkëpunim më kompaninë e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve ,,Lika Trade ’’ që nga orët e hershëm të mëngjesit vazhdojnë më punën e tyre për hapjen e të gjitha rrugëve të qytetit po ashtu dhe të fshatrave të komunës së Deçanit. Deri tani, gjendja në terren është e menaxhueshme, ndërkaq kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike, duke konfirmuar gatishmërinë e qeverisë komunale 24 orë në shërbim të qytetarëve. Kryetari Ramosaj u ka bërë thirrje qytetarëve që për çdo problem eventual të kontaktojnë numrin zyrtar: 044314735 dhe ekipet e Komunës do t’u përgjigjen në afatin sa më të shpejtë të mundshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani e invalidi i UÇK-së, Remzi Aliu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega në Ferizaj, njofton se është ndarë …