MI LOGO

VAZHDON TË MBETET PJESËRISHT E MBYLLUR RRUGA NACIONALE N2, KAÇANIK – HANI I ELEZIT

Ministria e Infrastrukturës, njofton të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugorë dhe publikun e gjerë, se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407 dhe për sigurinë publike do të vazhdojë të mbetet pjesërisht e mbyllur rruga nacionale N2 (Kaçanik – Hani i Elezit) nga data 18 deri më 24 Dhjetor 2018, sipas orareve të mëposhtme:

Nga data 18 deri më 24 dhjetor 2018, mbyllje e pjesërishme nga ora 08:30 deri në ora 11:30  dhe nga ora 13:30 deri në ora 16:30.

Kërkojmë mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …