Besnik Tahiri: Komunat nuk duhet të mbahen përgjegjëse për sigurimin e financimit lidhur me Kontratën Kolektive

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar në lidhje me kontratën kolektive për sektorin e arsimit, duke theksuar se është përgjegjësi e nivelit qendror të sigurojë financimin për zbatimin e saj. Tahiri tha se komunat dhe institucionet arsimore duhet të planifikojnë zbatimin e kontratës, por financimi i plotë duhet të mbështetet nga qeveria qendrore. Tahiri theksoi se është e padrejtë që komunave t’u kërkohet të përmbushin obligime për të cilat ato nuk janë palë në kontratë dhe që nuk janë pjesë e politikës së tyre. Sipas tij, çdo herë që një obligim u bartet komunave, duhet të sigurohet një burim i qartë financimi për të garantuar realizimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …