Gjatë vizitës në Shqipëri, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Bashkinë e Tiranës, me ç’ rast është pritur nga kryebashkiaku, Erion Veliaj, e cili e ka njoftuar kryetarin Thaçi për punën e tij, për mbledhjen e përbashkët të komunave shqiptare dhe për planet e tij për emërimin e një rruge në Tiranë me emrin “Rruga e UÇK-së”. “Jemi duke punuar në mbi 100 vende në Tiranë. Po përpiqemi që me projekte të ndryshme të krijojmë hapësira publike për qytetarët. Po qëndrojmë larg politikave të mëdha dhe jemi përqendruar më shumë në asfaltim, parqe dhe projekte që përmirësojnë jetesën e qytetarëve, sepse është mire të jemi shqiptarë, por edhe më mirë është të jetojmë mirë si shqiptarë. Kur jetojmë mirë, jemi më të mëdhenj”, ka thënë Veliaj. 17 vjet pas mbarimit të luftës dhe tetë vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, është mirë që më në fund, megjithatë gjendet një kryebashkiak, në Tiranë, të cilit i kujtohet ta emërtojë një rrugë me emrin e UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Selim Pacolli: Sllatina e Vitisë zgjedh Familjen si testament të harmonisë dhe solidaritetit
Në Sllatinë të Vitisë, me ftesë të qytetarëve të kësaj ane, patëm mundësinë të takohemi …