Rexhep Bunajku

Veprimtari, Rexhep Bunajku, tani 90-vjeçar thërret për unitet dhe dënon sjelljet e papërgjegjshme të qeveritarëve

Në një intervistë për TV-Dielli, veterani i NDSH-së,  veprimtari i njohur, Rexhep Bunjaku, ka folur edhe për diferencat sociale, që po vazhdojnë të thellohen  në Kosovë, me theks të veçantë në varfërinë gjithnjë e më shprehur të shumicës së qytetarëve të vendit tonë dhe derdhjen pa mëshirë të parasë publike në zgjerimin enorm të kabinetit qeveritar, të rritjes qind për qind të pagave, duke lënë anash kategoritë më të rrezikuara sociale me 120 euro në muaj. Ai ka folur edhe për shembullin konkret të familjes së tij me tre anëtarë, pa punë dhe me një gjende të rëndë ekonomike. Rexhep Bunjaku ka kritikuar sidomos papërgjegjësinë e deputetëve, gjuhën e tyre të pakulturuar, sabotimin e seancave dhe krijimin e gjendjes kaotike në Kuvend. Duke qenë një veprimtar dhe intelektual që i ka dhënë aq shumë kombit e Atdheut, Rexhep Bunajku, tani në moshën 90-vjeçare, thërret për unitet dhe dënon përçarjen e përgjithësisht sjelljet e papërgjegjshme të qeveritarëve.

Të përkujtojmë me këtë rast  se Rexhep Bunjaku është ndër ideologët e parë të Lëvizjes Nacional Demokratike shqiptare, i dënuar  fillimisht me vdekje, nga regjimi titist, pastaj me  20 vjet, 15 nga të cilat i ka mbajtur në kushte dhe rrethana diskriminuese dhe tejet të rënda, në Burgun e Nishit dhe të Idrizovës së Shkupit. Në vitet 90 ka bërë përpjekje për konsolidimin e radhëve të NDSH-së dhe ka qenë kryetar i saj. Në vitin 1998, ka ftuar anëtarësinë e Lëvizjes t’ i bashkohet radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe pse kontributi i  tij për kombin e atdheun është në radhën e ndër më meritorëve, asnjë prej institucioneve nuk është kujtuar për të dhe veprimtarinë e tij atdhetare, në një jete të tërë në shërbim të çështjes kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, u zhvilluan aktivitete tematike e përkujtimore

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, janë bërë …