ZV/MINISTRI SAHITI MORI PJESË NË PROMOVIMIN E PROGRAMIT NACIONAL PËR RININË

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Heset Sahiti mori pjesë në promovimin e Programit Nacional për Rininë, ku ishin të pranishëm udhëheqës të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Me këtë rast, zv/ministri Sahiti ndër të tjera tha se, MAShT është e vendosur që të ofrojë arsim dhe edukim cilësor, prandaj theksoi se vizioni i Programit Nacional për Rininë ofron mundësinë e platformës mbi të cilën konkurrenca individuale dhe ekipore do t’i përgjigjet sistemit të njohurive që përmban Kurrikula e Kosovës. Zv/ministri Sahiti tha se promovimi i këtyre dokumenteve të cilat kanë ideuar pjesën praktike të sistemit të mësimnxënies dhe iu garanton pjesëmarrje të gjithë nxënësve të Kosovës në tri fusha: dituri, kreativitet kulturor dhe mendim kritik, si dhe gara në sport. “MAShT ofron mbështetjen e plotë për këtë program, të cilën gjë e ka konfirmuar edhe më parë me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me koordinatorin nacional”, tha zv/ministri Sahiti, ndërsa ftoi të gjithë akterët që të angazhohen edhe më tej për realizimin e këtij programi shumë të rëndësishëm për të rinjtë tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Shënohet 26 vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc të Rahovecit

Sot, u bënë 26 vjet që nga dalja e parë publike e UÇK-së në Drenoc …