Veseli: E krahason kanditatin për kryetar të Shtimes Naim Ismajlin me Angela Merkel

PDK ka hapur fushatën parazgjedhore në Shtime, ku ka prezantuar të arriturat dhe programin qeverisës edhe për katër vitet e ardhshme

PDK ka hapur sonte fushatën parazgjedhore në Shtime, ku ka prezantuar të arriturat dhe programin qeverisës edhe për katër vitet e ardhshme me kandidatin për kryetar, Naim Ismajli. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se Shtimja është ndër komunat e para në Kosovë, e cila është duke përfunduar infrastrukturën e saj falë një qeverisje të shkëlqyeshme të kryetarëve Fehmi Mujota dhe Naim Ismajli. Ai tha se është i vetëdijshëm se ka ende shumë për të bërë për Shtimen dhe për Kosovën. Madje, Veseli tha se qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e Shtimës kanë nevojë edhe për një shtytës edhe më të fort të zhvillimit ekonomik, dhe të fuqizohet edhe më tej pjesa e ndërmarrësisë, në fushën e shëndetësisë dhe integrim në pjesën Euroatlantike. Ai tha se vetëm PDK-ja mund t’i realizojë këto kërkesa. Veseli tha se mandati i katërt qeverisës do të jetë edhe shumë më i mirë me Naim Ismajlin, sikurse në Gjermani me zonjën Angela Merkel.

 

“Të gjitha komunat ku udhëheq PDK edhe në Shtime, e cila udhëhiqet nga një profesor dr. Naim Ismajli, do të jemi shumë afër bizneseve dhe ndërmarrësisië në mënyrën që t’i fuqizojmë ato. Taksa komunale do të jetë zero. Ju siguroi se me Naim Isjamilin do të ndërtojmë zona të bizneseve për aq sa kanë nevojë ndërmarrësit tanë, që të kenë vend të investimit pa pagesë dhe në të njëjtën kohë t’ju krijojmë lehtësira për prodhim dhe të punësojnë të rinjtë dhe të rejat. Ata ziliqarët thonë tre mandate, por i katërti mandat do  të jetë edhe shumë më i mirë  sikurse në Gjermani zonja Angela Merkel, Naim Ismajli në Shtime”, deklaroi Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …