Brickos

Kadri Veseli është liruar nga Haga për ta vizituar babain e tij i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore

Veseli: Të krijohen stimulime për banorët e brezit kufitar, e jo të iu vështirësohet jetesa përmes mbylljes së shkollave

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka bërë thirrje institucioneve qendrore e lokale që të reagojnë shpejt dhe të ndalojnë mbylljen e shkollave në vendbanimet e brezit kufitar Kosovë-Serbi, në Komunën e Dardanës. Ai ka thënë se shteti i Kosovës duhet të ndihmojë e të krijojë stimulime për banorët që të vazhdojnë të jetojnë në pronat e tyre në brezin kufitar, e jo të iu vështirësohet jetesa përmes mbylljes së shkollave. Veseli ka vizituar objektin e ri të shkollës “Hasan Prishtina”, në Busavatë të Kamenicës, nga ku e ka ftuar kryetarin e kësaj komune, Qëndron Kastratin, që të reflektojë për hapjen e kësaj shkolle dhe t’u jepet mundësi nxënësve që të fillojnë mësimin.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …