Veseli: Jahjaga la një trashëgimi të çmuar politike

Kryekuvendari, Kadri Veseli ka zhvilluar sot një takim me kryetaren në largim, Atifete Jahjaga, për të cilën tha se po lë një trashëgimi të çmuar politike. “Duke e kthyer drejtimin e Presidencës në shembull frymëzimi për mijëra gra e burra që e duan dhe punojnë pa u lodhur për vendin e tyre, duke prezantuar me dinjitet Kosovën gjithandej botës me mirësinë dhe pozitivitetin e saj, Presidentja Jahjaga na lë një trashëgimi shumë të çmuar politike, në rrugën e jetësimit të ëndrrës tonë evropiane”, thuhet në një postim të kryekuvendarit, Veseli, në rrjetin social Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Pandeli Majko

Pandeli Majko: Vendimi i Hagës nuk duhet të kthehet në armë kundër Perëndimit

Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, ka reaguar për vendimin që pritet të shpallet më 16 shtator …