Qeveria ime do t’i mbështesë me subvencione të veçanta të gjithë banorët e zonave kufitare, premton Kadri Veseli

Kadri Veseli kërkon që të shkohet deri në fund pastrimi i listave të veteranëve mashtrues të UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka dalë sot me një nismë të re, të cilës tha se do t’i shkohet deri në fund, për ta pastruar emrin e vërtetë të UÇK-së nga veteranët mashtrues. Ai tha se javën e ardhshme PDK do të iniciojë komision hetimor parlamentar i cili do të hetojë e pastrojë listat e veteranëve të UÇK-së, në mënyrë që ndalet fryrja e listave nga komandantë e veteranë mashtrues. “Andaj, Komisioni Hetimor Parlamentar, me punën e tij, duhet të sigurojë që listat e veteranëve të jenë të pastruara nga mashtruesit, në mënyrë që luftëtarët e UÇK-së që kanë nevojë të përkrahen edhe më shumë dhe më denjësisht nga shteti i tyre, për të cilin ata luftuan dhe ishin të gatshëm të vetësakrifikoheshin. Raporti final i këtij Komisioni do të bëhet publik, i bazuar në ligj, do të jetë në dispozicion të publikut dhe institucioneve të drejtësisë – për t’i ndjekur penalisht mashtruesit”, tha Veseli në një konferencë për media në PDK. Krahas Komisionit hetimor, ai tha se do të iniciojë edhe ndryshimet e duhura në Ligjin aktual për Veteranët e Luftës së UÇK-së, me praktikat më të mira të integrimit të tyre në kontributin e angazhimit zhvillimor.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Sajid Iravani, ka thënë se Izraeli e di mirë, cila do te jetë hakmarrja e dytë, e njëmendtë

Ambasadori iranian, në OKB,  Amir Sajid Iravani, gjatë takimit urgjent në Këshillin e Sigurimit, të …