leoni

Kurti: Minoriteti serb do ta këtë një ministri por nuk kemi obligim të bëjmë koalicion politik me Listën Serbe

Kurti: 20 vjet janë tejet shumë dhe Kosova ngelet shtet i dobët, pa drejtësi minimale e me papunësi maksimale

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka përkujtuar marrëveshjen e Kumanovës. Kurti ka thënë se me atë marrëveshje kanë përfunduar bombardimet e NATO-s. Sipas tij, edhe pse Kosova është çliruar ka ngelur një shtet i dobët, pa drejtësi minimale dhe me papunësi maksimale. “Kur Serbia i ka okupuar trojet shqiptare para më shumë se një shekulli në Luftën e Parë Ballkanike, festën e ka rezervuar atëherë kur e ka pushtuar Kumanovën. Sot janë mbushur 20 vjet nga Marrëveshja Tekniko-Ushtarake midis Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (KFOR) dhe qeverive të Federatës Jugosllave dhe Serbisë e nënshkruar në Kumanovë. Me atë marrëveshje përfunduan bombardimet e NATO-s, sepse, në njërën anë, u vendos që të gjitha forcat serbo-jugosllave (ushtarake, policore e të tjera) do të tërhiqen nga Kosova deri më 20 qershor 1999, ndërkaq, nga ana tjetër, u vendos Zona e Sigurisë Ajrore prej 25 km dhe Zona e Sigurisë Tokësore prej 5 km rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë ku ndalohet hyrja e forcave të kësaj të fundit. Një dekadë pas suprimimit të autonomisë, Kosova u çlirua. E, dyfish më shumë se kaq që prej çlirimit, Kosova ngelet shtet i dobët, pa drejtësi minimale e me papunësi maksimale. Edhe dy vjet nuk janë pak, kurse 20 vjet janë tejet shumë për një popull të mbetur nën sundimin e një dyzine mujsharësh e tajkunësh”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …