Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në 18 vjetorin e rënies së Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, ka thënë se kujtimi për të vjen me dhembje të madhe dhe krenari të lartë. Ai, ka thënë se Ilaz Kodra së bashku me mijëra djem e vajza të UÇK-së janë themeli mbi të cilin qëndron shteti i Kosovës. Në 18 vjetorin e rënies heroike të Komandantit, Ilaz Kodra, kujtimi për të na vjen me dhimbje të madhe dhe krenari të lartë. Ai, bashkë me mijëra djem e vajza të UÇK-së, që dhanë jetën për liri, janë themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë i pavarur dhe sovran”, ka shkruar Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës e Serbisë të angazhohen më shumë në normalizimin e marrëdhënieve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më shumë …