Kadri Veseli: Jam informuar se Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara ka konfirmuar aktakuzën kundër meje

Kadri Veseli: Kurti, shfrytëzoi pandeminë dhe pas mesnate miratoi rezolutë për të bërë dialog me Vuçiqin

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, thotë se kryeministri, Albin Kurti e shfrytëzoi situatën pandemike, për të miratuar rezolutën që ia mundëson uljen në tryezë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Seanca e jashtëzakonshme për buxhetin, e ftuar nga Kryeministri, doli se nuk paska pasur për qëllim miratimin e buxhetit për kërkesat e qytetarëve, por uljen e Albin Kurtit në tryezën e dialogut me Serbinë. Jo negociata?!”, ka shkruar Veseli.  “Thirrën seancë të jashtëzakonshme për buxhet, duke abuzuar me shqetësimin e emergjencës qytetare për pandeminë e coronavirusit – tashmë të shpërndarë në disa cepa të vendit tonë, edhe për shkak të papërgjegjësisë së kësaj Qeverie në parandalimin e përhapjes së tij. Përjashtuan me dredhi opozitën nga vendimmarrja e një ligji, kaq me rëndësi për qytetarët, si ky për buxhetin. Kjo flet shumë për rrezikun që i sjell vendit papërgjegjësia dhe arroganca e kësaj Qeverie dhe e këtij Kryeministri, meqë për asgjë nuk kanë emocion, askënd nuk e respektojnë dhe asnjë premtim e parim nuk e mbajnë. Kjo Qeveri dhe ky Kryeministër janë rrezik nacional. Por, qytetarët gjithsesi do t’u kundërvihen mashtrimeve të tyre, ka shkruar mes tjerash, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …