Kadri Veseli: Jam informuar se Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara ka konfirmuar aktakuzën kundër meje

Veseli: Kurti që të qartësojë qëndrimet për tarifën dhe të mos ikë nga përgjegjësitë me deklarata të ndryshme

Kryetari i Partisë demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të qartësojë qëndrimet për tarifën dhe të mos ikë nga përgjegjësitë duke manipuluar me deklarata të ndryshme. “Ka disa ditë që në publik po problematizohet seriozisht çështja e tarifës dhe e takimeve të Albin Kurtit me përfaqësuesit e shtetit serb. Paragjykimet për këto dy tema, në fakt, janë standard i vënë nga vetë ai dikur. Ky debat në publik i duhet pikërisht atij, që të manipulojë duke i ikur vendimmarrjes dhe përgjegjësisë shtetërore. Por, kjo nuk i duhet sot Kosovës. Kjo qasje i duhet vetëm Kryeministrit për të evituar debatin publik për mungesën e programit qeverisës, për shkeljen e premtimeve të tij elektorale para qytetarëve, për mungesën e guximit vendimmarrës dhe për shumëçka tjetër”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …