Brickos

Veseli: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Japonisë janë shembulli që tregon se miqësia e vërtetë nuk njeh distanca gjeografike

Veseli: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Japonisë janë shembulli që tregon se miqësia e vërtetë nuk njeh distanca gjeografike

Duke folur për pritjen që iu ka bërë në Japoni, kryekuvendari, Kadri Veseli tha se në traditën e popullit shqiptar ekziston një shprehje e vjetër, por gjithmonë aktuale: miku i mirë njihet në ditë të vështira. Dhe ishin pikërisht ditët më të vështira për popullin tonë, ku ai ndjeu dorën e solidaritetit japonez, shpirtgjerësinë e tij, humanizmin e tij.  Para të pranishmëve, kryeparlementari Veseli tha se muajin që shkoi Kosova festoi 11 vjetorin e pavarësisë dhe sipas tij, të njëjtën moshë kanë edhe marrëdhëniet e saj me Japoninë, ngase ishte ndër vendet e para që njohu Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë shembulli më i mirë që tregon se miqësia e vërtetë nuk njeh distanca gjeografike, as barriera humane.  “Njerëzit tuaj nuk e pranuan indiferencën, kapërcyen distancat e mëdha njerëzore e gjeografike, të cilat qëndrojnë mes dy vendeve tona, dhe na u gjetën pranë kur ne kishim nevojë jetike për përkrahje. Ne ju quajmë miqtë e lirisë sonë, saktësoi, Kadri  Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …