Veseli: UÇK-ja i kishte vënë vetes një detyrë: bashkë me robërinë shekullore duhej rrënuar edhe kufiri që i ndante shqiptarët

Veseli: UÇK-ja bashkë me robërinë shekullore e ka pas synim që ta rrënojë edhe kufirin që i ndante shqiptarët

Lufta e UÇK-së, lufta e Koshares është lufta e shqiptarëve për bashkim. Dëshmorët e kësaj beteje ranë për lirinë dhe të ardhmen e gjeneratave. Kjo tokë, Kosova do të jetë përjetë e mot e shqiptarëve. Kështu tha sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në shënimin e 20-vjetorit të Betejës së Koshares dhe thyerjes së kufirit Shqipëri-Kosovë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ai tha se për gati 100 vjet mes për mes këtyre maleve shtrihej një kufi i dhunshëm, me tela me gjemba, me posta ushtarake, me zona të minuara, i cili kullonte gjak shqiptarësh. Prandaj, shtoi ai, UÇK-ja i kishte vënë vetes një detyrë të madhe: bashkë me robërinë shekullore duhej rrënuar edhe ky kufi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …