Kriminelet serbe

Vetëm 15 vjet burg u dënua krimineli, Kozlin, për vrasjen e 31 shqiptarëve, kriminelët e tjerë u shpallën të pafajshëm

Departamenti i veçantë për krime të luftës i Gjykatës së Lartë të Beogradit e dënoi me 15 vjet burg, Rajko Kozlin, ish pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave, për vrasjen e 15 dhe plagosjen e dy civilëve shqiptarë në Tërnje, afër Therandës, në mars të vitit 1999. Sipas vendimit të Gjykatës, ai së bashku me një grup ushtarësh urdhëroi, orkestroi dhe mori pjesë në vrasjen dhe plagosjen e civilëve shqiptarë. Ish-pjesëtari tjetër i ushtrisë jugosllave, Pavle Gavriloviq u lirua nga përgjegjësia. Sipas prokurorisë, Gavriloviq dhe Kozlin si pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave më 25 mars të vitit 1999, kanë marrë pjesë në sulmin në fshatin Tërnje të Therandës  në Kosovë ku janë vrarë 31 civilë shqiptarë mes të cilëve 12 gra dhe katër fëmijë. Gavriloviq i cili në atë kohë ka qenë komandant i batalionit 549 të ushtrisë, sipas prokurorisë, e ka urdhëruar sulmin pasi ka mbledhur rreth vetes vartësit e tij ndër të cilët edhe Kozlinin dhe i ka urdhëruar ata që ti vrisnin civilët duke iu thënë “nuk duhet të ketë të mbijetuar”. Sipas aktakuzës, Kozlin dhe komandantët tjerë më pas e filluan sulmin. Në fillim të gjyqit, Gavriloviç dhe Kozlin mohuan fajin, sepse nuk konsiderojnë të kenë bërë faj për vrasjen e shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …