Vetëm katër ligje të miratuara për katër muaj që kur është konstituar legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës

Vetëm katër ligje të miratuara për katër muaj që kur është konstituar legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës

Që nga 22 marsi, kur është konstituar legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës dhe kur është miratuar agjenda legjislative e Qeverisë, e deri më tani, nga 26 projektligje sa janë në procedurë, Kuvendi ka miratuar vetëm katër prej tyre. Një nga këto miratime është ratifikimi i një marrëveshjeje ndërkombëtare. Sipas vlerësimeve nga Instituti Demokratik i Kosovës, organizatë kjo që monitoron punën e Kuvendit, Qeveria është vonuar në miratimin e agjendës legjislative dhe, rrjedhimisht, ka edhe vonesa në miratimin e ligjeve. Agnesa Haxhiu, hulumtuese në KDI, thotë se dinamika e punës në Kuvendin e Kosovës duhet të rritet, në të kundërtën miratimi i ligjeve do të mbetët shumë mbrapa.

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …